(VIDEO) Sfida mes Amerikës dhe Meksikës nuk kaloi pa tension, por as pa të qeshura

Mat Miazga, qendërmbrojtësi i Amerikës ka qenë personazh i ditës në rrjetet sociale. Shtatlarti amerikan është përfshirë në një debat të nxehtë me kundërshtarin, meksikanin Diego Lainez.

Ky debat mes dyshes nisi shumë i ashpër, por më pas kaloi në një situatë shumë komike, ku amerikani Miazga është tallur me shtatshkurtësinë e kundërshtarit, me të cilin kishin diferenca të theksuara në lartësi.

Miazga është një nga lojtarët më të gjatë te kombëtarja amerikane, ndërsa Lainez është një nga mbrojtësit më të shkurtër në botë. Pas veprimeve komike, Miazga u bë personazh në të gjitha platformat e internetit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/