VIDEO / Ora 11:36, Sampdoria ndal stërvitjen për viktimat e urës në Gjenovë

Qyteti i Gjenovës ka përjetuar një muaj më parë një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit, pasi rrëzimi e urës “Morandi” në këtë qytet shkaktoi shumë viktima. Një muaj pas asaj ngjarje të rëndë, skuadra e Sampdorias ka vendosur që të nderojë në një mënyrë të veçantë viktimat e tragjedisë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka shpërndarë një video ku shfaqen lojtarët të cilët në orën 11:36, kur ndodhi aksidenti më 14 gusht, lanë në mes stërvitjen, dhe u rreshtuan të gjithë duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të ngjarjes dhe atyre që humbën jetën mes gërmadhave të urës.

Si rrjedhojë e atij incidenti, ndeshjet e asaj jave të Sampdorias me Fiorentinën dhe Xhenoas me Milanin u shtynë nga Federata Italiane e Futbollit. /vipsport.al