VIDEO/ Një seri gabimesh në zonën kundërshtare, i mohon golin shokut të skuadrës  

Një aksion i gjithi komik, aq sa edhe telekronisti i ndeshjes duket se është zbavitur me atë që ka parë në fushë. Ka ndodhur në Arabinë Saudite episodi që është bërë viral në rrjetet sociale, pasi janë bërë shumë gabime radhazi, por ai i fundit është më qesharaku.

Gjatë ndeshjes së kampionatit saudit mes Al Faisaly dhe Ohod, e luajtur në “King Salman Sport City Stadium”, një lojtar i ekipit vendës, i cili ishte dëmtuar dhe qëndronte i shtrirë në linjën e portës, ia ka mohuar golin shokut të tij.

Kuptohet, pa dashje, sepse ka qenë i shtrirë dhe as që e ka parë topin,  por ky episod tashmë po bën xhiron e botës. Vipsport.al/F.R