

Napoli ka arritur të fitojë në transfertë përballë Torinos me rezultatin 1-3, duke qëndruar në këtë mënyrë në vendin e dytë, barazim pikësh me Juventusin që në mbrëmje ka një ndeshje të lehtë ndaj Frosinones.
Insinje në minutën e 4-t ka shënuar golin e parë për napolitanët, ndërkohë që në minutën e 20 ka qenë radha e Verdit për të dyfishuar rezultatin.
Me fillimin e pjesë së dytë, u duk sikur Torino do të reagonte pasi shënoi golin e parë në minutën e 51 me anë të Belotit, që ekzekutoi saktë një penallti, por ka qenë sërish Insinje në minutën e 59, ai që ka vulosur fitoren e Napolit. Titullar në këtë takim, luajti si gjithmonë edhe Elseid Hysaj, megjithëse nga mediat italiane raportohej se sot mund të provonte stolin për të pushuar. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
Torino-Napoli 1-3
Shënues: 51’(p)Beloti/4’,59’Insinje, 20’Verdi
more recommended stories
VIDEO / Lacio e Strakoshës mundet me supergol në shtesë, feston Veseli
Lacio ka humbur mundësinë për t’iu.
VIDEO/ Real Madrid turpërohet në “Santiago Bernabeu”, disfatë ndaj Xhironës
Reali Madrid ka pësuar një humbje.
Elozhe për Zenelin nga drejtuesit dhe problemi i tij: Goditje e madhe, sot mund ta shesim për miliona euro
Në ditët e fundit të merkatos.
Boateng titullar me Barcelonën, hajdutët i boshatisin shtëpinë!
Një ngjarje aspak e këndshme ka.
Leave a Comment