Një ndër futbollistët më premtues dhe talent që duket se mund të shkëlqejë në të ardhmen, është padyshim kapiteni i Shpresave, Keidi Bare i cili këtë verë u largua nga Atletiko Madrid, duke firmosur me Malagan.

Mesa duket, ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të parë, duke qenë se klubi spanjoll ka postuar një video me futbollistët të cilët do të jenë pjesë e skuadrës së parë këtë sezon. Mes tyre, bie në sy edhe prezenca e mesfushorit shqiptar, që pas një aventure të mirë në Madrid, vendosi të largohej.

Kujtojmë, që në të kaluarën e tij, Bare ka qenë edhe pjesë e skuadrës së parë të Altetikos, duke shënuar edhe një gol ndaj Liverpulit në një ndeshje miqësore. Këtë sezon, Bare e humbi mundësinë të trajnohej me ekipin e parë, pas sherrit që kishte me gjyqtarin të cilin edhe e ofendoi, gjë që solli disa javë dënim për mesfushorin. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/