VIDEO/ Kariusin e ndjekin problemet edhe në Turqi, paralajmërim nga klubi se ngacmoi tifozen

Loris Karius duket se është i destinuar të bëhet protagonist në media, ku pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve, nisi të bënte gafa edhe në stërvitje madje edhe në kampionatin turk, ku së fundmi u transferua te Beshiktashi. Por, Kariusin nuk po e ndjekin problemet vetëm në fushë pasi klubi i Beshiktashit i ka dhënë paralajmërimin e parë.

Ai është shumë aktiv në “Instagram” dhe ka përfituar nga rasti që t’i shkruajë një tifozes turke. Ka mjaftuar një “Ç’kemi, si jeni?” që ish-gardiani i Liverpulit të mbushë mediat turke.

Vajza ka shpërndarë në internet një video ku shihet mesazhi i dërguar nga Karius, ndërkohë që edhe ky i fundit ka reaguar duke thënë se gjëra të tilla janë normale në Angli.

“Nuk i shkruaj askujt që nuk e njoh. Në Angli, janë normale gjërat e tilla, ndërsa ata që më njohin e dinë se marrëdhënia ime me tifozët është e ngushtë. Jo vetëm në Angli, por kudo vijnë dhe bëjnë foto me mua dhe kam shumë fanse femra”, u shpreh Karius. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/