VIDEO/ Jo vetëm nga Shaqiri, Geri Nevil injorohet edhe nga Salah

Në Angli të gjithë dinë për “luftën” mes Shaqirit dhe Nevil duke qenë se të dy janë shprehur hapur që nuk kanë simpati për njëri-tjetrit dhe gjithçka mori përmasa më të mëdha kur Nevil u detyrua të vishte fanellën e Shaqirit pas një basti të humbur.

Mesa duket, tashmë Nevil do të ketë edhe një rival tjetër në Angli, duke qenë se ylli i Liverpulit, Mohamed Salah ka injoruar legjendën e Mançester Junajtidit në një transmetim direkt. Nevil ka kërkuar që të ketë një prononcim nga Salah, por ky i fundit vetëm i ka dhënë dorën dhe ka ikur pa i kthyer përgjigje.

Natyrisht, si një njeri i mësuar me situata të tilla, Nevil ka ditur të reagojë me sportivitet ndaj këtij veprimi të Salah, duke e kthyer në shaka refuzimin e Salah. Megjithatë, videoja që qarkullon në rrjetet sociale, është bërë virale menjëherë.

Salah humbi në garën për futbollistin më të mirë, duke u renditur pas Modriç e Ronaldos, ndërsa fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/