VIDEO/ I harruari i Panuçit vazhdon të shkëlqeje, tjetër asist dhe vendi i dytë në kampionat

Azdren Llullaku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rumun me skuadrën e Astras, duke qenë se përveç golave të shënuar, është kthyer edhe në një futbollist që jep disa asiste. Skuadra e tij ka mundur Gaz Metanin me rezultatin e pastër 3-0, ndërkohë që sulmuesi shqiptar ishte protagonist te goli i tretë.

Goli i parë, u shënua në minutën e 40 nga Bahambula, ndërkohë që Rosu i futur në lojë në pjesën e dytë, ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë në minutat 63 dhe 75. Me këtë fitore, Astra ngjitet në vendin e dytë në renditje me 17 pikë pas 9 javësh, vetëm 1 pikë më pak se Steaua kryesuese.

Pavarësisht formës së mirë dhe minutave të shumta që Llullaku ka me Astran, Kristian Panuçi nuk e grumbulloi në ndeshjen ndaj Skocisë dhe Izraelit në Ligën e Kombeve, ndërkohë që mbetet të shihet nëse do ta marrë ftesën për ndeshjet e tetorit apo jo. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/