(VIDEO) Hames Rodrigez ironizon me tifozët e Benfikës, iu kujton ndeshjen kundër Portos

Ylli i Bajern Mynih, Hames Rodrigez ka ironizuar me tifozët e Benfikës, në takimin e djeshëm në Portugali. Bajerni u largua me tri pikë të plota nga stadiumi i Benfikës, pasi fitoi 2-0, falë golave të Levandovskit dhe Sançes.

Hames u zëvendësua nga tekniku Kovaç në minutën e 79’ dhe u vërshëllya shumë nga tifozët e kuq, pasi ylli kolumbian ka qenë lojtar i rivalëve të përjetshëm të Portos.

Në vitin 2010, “Dragonjtë” e Portos shpartalluan Benfikën me rezultatin 5-0 dhe Hames nuk ngurroi t’ua kujtonte këtë gjë tifozëve që e vërshëllenin, duke ngritur 5 gishtat në ajër./Veronik Istrefaj – vipsport.al/