VIDEO/ Grezda e bën sefte në Skoci, shënon golin e parë me Rejnxhërs

Eros Grezda ka dhënë sinjalin e tij të parë që është gati për të luajtur rregullisht me Rejnxhërsin duke qenë se ditën e sotme, ka shënuar golin e parë me skuadrën skoceze në takimin ndaj Madhëruellit. Në fakt, goli i Grezdës nuk është shënuar për skuadrën e parë, duke qenë se sot është aktivizuar me të rinjtë e Rejnxhërsit.

Skuadra e tij arriti një fitore të thellë në shtëpi me rezultatin 6-2 dhe Grezda shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 41, kur rezultati ishte 1-0.

Në minutën e 33, Palmer ka shënuar golin e parë, ndërsa Grezda ka dyfishuar. Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Mebude për të shënuar një tregolësh gola në minutat 73, 85 dhe 90, ndërsa Dallas shënoi një gol në minutën e 78. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Rejnxhwrs: MekAdams, Huston, Finlaison, Majo, Uallas, Palmer(c), Tomson, Rositer, Grezda, Dallas, Sadiq.

 

View this post on Instagram

 

Goli i parë i Grezdës në Skoci @erosgrezda

A post shared by VIP SPORT (@vipsport.al) on


more recommended stories