VIDEO/ Bëri mbrojtësin për spital, stadiumi shpërthen kundër Manajt: Vrasës!

Takimi mes Majorkës dhe Albasetes që u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 1-3, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi, me protagonist sulmuesin shqiptar Rei Manaj. Në minutën e fundit të pjesës së parë, ai ka bërë një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj mbrojtësi Xisko Kampos, duke e detyruar të largohet nga fusha me ambulancë.

Menjëherë pasi mbrojtësi është nisur drejt spitalit, stadiumi ka shpërthyer në kor ndaj Rei Manajt duke e quajtur vrasës (asesino). Sulmuesi lushnjar ishte protagonist në këtë takim edhe me një gol të shënuar që në minutën e 3-të.

Aktualisht, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e mbrojtësit që u dëmtua nga Manaj, megjithëse ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/