Venger i rikthehet fushës së blertë si futbollist: Nuk e di nëse do të jem më trajner

Pas largimit nga stoli i Arsenali, Arsen Venger ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij dhe duket se po shijon njëherë këtë periudhë pushimesh. Gjatë kësaj kohe, Venger nuk ka qenë edhe aq shumë aktiv në media, duke u shmangur disi.

Ndërkohë, pasioni i tij për futbollin nuk është shuar ende duke qenë se në Francvë, Venger ka luajtur në një takim bamirësie për fëmijët e sëmurë. Së bashku me Mishel Platinin, Venger ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë  hapjes së fushës stërvitore në përkujtim të Aldo Platinisë, babai i ish-presidentit të UEFA-s.

Në përfundim të këtij takimi miqësor, Venger ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke pranuar se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë apo jo më një trajner.

“Për të qenë i sinqertë, ende nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen time, kështu që nuk kam qenë shumë i shqetësuar për këtë. Ende nuk kam dalë në pension, ndërkohë që nuk e di ende nëse do të jem më trajner”, u shpreh Venger. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/