Vazhdon “shkëlqimi” i Kombëtareve shqiptare, tjetër humbje për U-15

Pasi u mund 1-2 në Korçë pak ditë më parë, përfaqësuesja U-15 e drejtuar nga trajneri vlonjat Eqerem Memushaj, dje ka zhvilluar ndeshjen e kthimit me skuadrën U-15 tëë Maqedonisë. Shqipëria U-15 është është mundur 1-0 nga fqinjët e Maqedonisë në takimin e luajtur sot në orën 16:00, në stadiumin “Biljanini” në Ohër.  Golin e fitores Maqedonia e shënoi me penallti në 66’ me anë të Stojanovskit.

Trajneri Eqerem Memushaj, hodhi që nga minuta e para e testit këtë 11-she:  Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Çupi, Bajraktari, Kote, Strefaj, Ndreu, Çereni, Karaj. Në pjesën e dytë, trajneri i kuqezinjve të vegjël u dha hapësira edhe lojtarëve të tjerë që kishte në dispozicion për të parë edhe formën e tyre.

Të dyja testet me Maqedoninë dhe grumbullimi në Korçë i kanë vlejtur shumë trajnerit Eqerem Memushaj dhe Kombëtares U-15 këtë periudhë. E.S /Vipsport.al/