Tushel ka një ide të re për Nejmar, ja në ç’pozicion e mendon ai brazilianin!  

Në prag të ndeshjes me Renes në kampionat, trajneri i PSG-së, Tomas Tushel, ka folur edhe për pozicionin e sulmuesit Nejmar, duke thënë se ai mund të mbulojë disa role: “Nejmar mund të luajë në të majtë të sulmit, por ai mund të bëjë shumë mirë edhe numrin ’10’.

Duke qenë se nuk ka pasur mundësi të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në ndeshjet e para të kampionatit, ai ka luajtur disi më i pavarur, pra si një numër ’10’.

Por, duke parë se forma e tij tashmë është e mirë, mendova që në ndeshjen me Liverpulin të luante në të majtë, për të vënë në vështirësi mbrojtësit e krahëve të ekipit kundërshtar. Pastaj, ndryshuam strategji gjatë ndeshjes”, – ka thënë mes të tjerash trajneri i skuadrës pariziene. / Vipsport.al/F.R