Trajneri Memushaj shpall listën e Kombëtares U-15 për dy miqësoret me Maqedoninë

Trajneri i Kombëtares U-15 të Shqipërisë, Eqerem Memushaj, ka shpallur listën me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Maqedoninë, që do të luhen  brenda dy ditësh, konkretisht në datat 18 dhe 20 shtator.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin e Korçës dhe kuqezinjtë e vegjël janë grumbulluar aktualisht në këtë qytet për të përgatitur ndeshjen e parë. Trajneri Memushaj ka grumbulluar lojtarë të datëlindjeve 2004-2005 dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kampionati shqiptar.

“Këto dy ndeshje do të na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin, kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime, ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha, do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”, – tha trajneri Memushaj për faqen e FSHF-së.

Ja dhe lista e plotë: