Trajneri i Hamburgut: Nuk ka faj Mavraj, kështu reagon kur merr vesh që s’je pjesë e planeve

Pak ditë më parë, Mërgim Mavraj hodhi disa akuza dhe thumbime në drejtim të ish-trajnerit të tij te Hamburgu, Titz për të cilin tha se ishte njeri pa vlera dhe katastrofë. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga vetë trajneri i Hamburgut që shprehet se nuk i vë shumë faj Mavrajt.

“Deklaratat e tij nuk më mërzisin shumë pasi është një djalë i ri që i cenohet nderi. Nuk është faji ynë që i shpjeguam në mënyrë të drejtpërdrejtë që nuk kemi më nevojë për shërbimet e tij.

Është kohë klikimesh dhe media ka nj rol të madh por nëse do të kishte kërkuar informacion dhe do të kishte kontaktuar me mua, e gjitha kjo nuk do të bëhej”, u shpreh Titz. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/