Tragjike në Turqi/ Pakujdesi e stafit të akademisë, ndërron jetë një futbollist 7-vjeçar

Ngjarjet të cilat po trondisin futbollin në ditët e sotme, po shtohen çdo ditë e më shumë dhe lajmi i fundit me sfond të zi, vjen nga Turqia. Një futbollist 7-vjeçar ka ndërruar jetë në kampin ku ishin akomoduar për një seancë stërvitore.

Teksa luante me shokët e skuadrës, ai është rrëzuar nga një skaj i një kështjelle të improvizuar dhe menjëherë është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sakaq, policia turke ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e skuadrës me të cilën 7-vjeçari stërvitej dhe pritet që të ketë masa ndëshkuese për ta duke qenë se nga pakujdesia, ka humbur jetë futbollisti. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/