Tension te PSG-ja, trajneri Tomas Tushel nuk flet me drejtorin sportiv të klubit

Përplasje te skuadra e PSG-së, jo mes lojtarëve, por mes drejtuesve të saj. Sipas asaj që raporton shtypi francez, trajneri gjerman i PSG-së, Thomas Tushel, nuk flet më me drejtorin sportiv të klubit, Antero Henrike.

Shkak është bërë merkatoja e verës, ku drejtori sportiv dështoi të afronte në skuadër një mesfushor me kualitet. Raportet mes trajnerit dhe drejtorit sportiv janë të ngrira tashmë dhe komplikojnë gjithçka edhe për merkaton e dimrit.

Mungesa e një mesfushori qendre u ndje shumë te PSG-ja gjatë ndeshjes me Liverpulin, ku parisienët humbën 3-2. Trajneri Tushel aktivizoi në mesfushë mbrojtësin Markuinjos, madje tërhoqi edhe Ze Marian, pasi nuk kishte alternativa. Mungonte Verrati, ndërkohë që në verë është shitur edhe argjentinasi Lo Celso. / Vipsport.al/F.R