Tavo mbledh Luftëtarin, superpremio për 3 ndeshjet “jetike”

Luftëtari duket se po rikthehet në ditët e veta më të mira. Jo vetëm fitorja, por ka bindur më shumë loja në sfidën ndaj Teutës. Bluzinjtë, sot në drejtimin e vlonjatit Gentjan Mezani kanë arritur që të fitojnë, por edhe të dhurojnë spektakël para tifozëve të tyre.

Para ndeshjes ka pasur një mbledhje mes presidencës bluzi, por edhe stafit dhe skuadrës. “Fitoni 3 ndeshjet, duke filluar që nga Teuta, dhe keni superpremio”, – kështu ka deklaruar presidenti Grigor Tavo para skuadrës.

Lojtarët kanë maarrë një “marsh” më shumë, dhe kanë mposhtur Teutën, ndërsa tashmë u duhet që të marrin pikët e plota edhe në takimet e radhës ndaj Kukësit në transfertë dhe Kamzës në Gjirokastër. Pa harruar se këtë mesjavë luajnë me Vorën po në Gjirokastër ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

E.S. /Vipsport.al/