Sulmuesi anglez: E urrej Van Dajk! Është i fuqishëm dhe të mashtron me aromën e tij

Sulmuesi dhe kapiteni i Uotford, Troi Dini ka folur para sfidës mes skuadrës së tij dhe Liverpulit. Dini konsiderohet si një nga sulmuesit më të fuqishëm në Premier Ligë dhe është shumë pranë edhe një thirrjeje nga tekniku Sauthgejt për në kombëtaren angleze.

Me 2 gola të shënuar dhe me 4 asiste në 5 ndeshje në Premier Ligë, Dini po shijon një moment shumë të mirë në karrierë, por tashmë do t’i duhet të përballet me gjigantin e Liverpul, Van Dajk, për të cilin ka thënë:

“Van Dajk? (qesh) E urrej! Është shumë i madh, i fuqishëm dhe të mashtron me aromën e tij. Mban erë shumë të mirë (qesh) dhe të jep përshtypjen se është një djalë i mirë dhe i urtë, por bërrylat që sulmuesit marrin nga ai nuk kalohen kollaj.

Do të jetë një përplasje interesante dhe një duel i bukur për tu parë nga tifozët, por jo për ne të dy”,- premtoi Dini./Veronik Istrefaj – vipsport.al/