Sot luhet akti i dytë i Kupës, mundësia e mirë për t’u çliruar sulmuesit

Kupa e Shqipërisë është rikthyer ditën e djeshme me dy takimet e skuadrave nga kryeqyteti, ku si Tirana ashtu edhe Partizani arritën të fitonin takimet e tyre me rezultate të thella (Tirana-Iliria 4-0, Partizani-Tërbuni 4-0). Vlen të theksohet, se në këto takime kanë arritur të shënojnë gola futbollistë, nga të cilët pritet shumë. Bardhi, Çinari, Ngo e Sentamu, kanë karikuar këmbët e tyre para derbit që luhet të premten.

Sot në fushë do të zbresin edhe skuadrat e tjera të Kategorisë Superiore, që kanë takimet e tyre të dytat me skuadrat nga Kategoria e Parë. Shumë prej ekipeve të elitës, e kanë siguruar kualifikimin që para dy javësh, ndërkohë që sot pritet ta vulosin përfundimisht dhe pse jo me goleada për të ndihmuar sulmuesit dhe të rinjtë që të kenë mundësi të çlirohen.

Kukësi pret në Pezë Orikun, Skënderbeu pret Veleçikun, Laçi ka takimin me Naftëtarin, Luftëtari do të ketë ndeshjen e dytë ndaj Vorës, Teuta pret në shtëpi Turbinën e Flamurtari, Shkumbinin.

Ndeshjet e sotme:

Grupi A                                                                  Grupi B

Kukësi-Oriku (2-1)                                            Skënderbeu-Veleçiku (3-0)
Laçi-Naftëtari (5-0)                                          Luftëtari-Vora(4-0)
Flamurtari-Shkumbini (1-0)                         Kamza-Besa (2-0)
Teuta-Turbina (3-0)                                         Vllaznia-Burreli (1-1)
Lushnja-Shënkolli (2-1)                                  Kastrioti-Korabi (1-1)
Bylis-Tomori (1-2)                                           Egnatia-Dinamo (1-0)
Apolonia-Pogradeci (1-0)                              Erzeni-Besëlidhja (0-2)