Situatë emergjente te Milani, Gatuzo vuan për një sulmues goli

Edhe pse Milani ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon, tifozët e Milanit tashmë kanë ngritur pikëpyetjet e tyre në lidhje me repartin e sulmuesit të “Rossonerëve”. Është ndoshta shumë i fortë me Higuain dhe Kutrone që kryesojnë vijën e sulmit, megjithatë, ekziston një e metë e dukshme.

Në fakt, Milani do të garojë në tre kompeticione këtë sezon dhe kështu kalendari i tyre është shumë i ngarkuar. Prandaj, vetëm dy sulmues të duhur në dispozicion të Gatuzos do të përbëjnë një rrezik, nëse ndonjëri prej tyre do të lëndohet.

Kjo ndodh tani, pasi Kutrone ka marrë një lëndim në kyçin e këmbës kur po luante me Italinë në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai është në rrezik për ndeshjen kundër Kaljarit të dielën, që do të thotë Higuain do të jetë i vetmi sulmues në dispozicion.

Stoli është problem për Gatuzon. Ish-lojtari i Liverpulit, Borini ka marrë rolin e sulmuesit të tretë, duke luajtur në atë pozitë, ndërsa më parë luante në krahët e mesfushës. Megjithatë, atij i mungon cilësia e madhe që Higuain dhe Kutrone kanë para porte./Veronik Istrefaj – vipsport.al/