Sinjale të mira nga Italia, tani shqiptarët kryesojnë Serinë B

Dy skuadra shqiptarësh gjenden në vendet e para të renditjes së Serisë B pas javës së 5-të dhe një e tretë, Breshia, duket në rrugën e duhur për të synuar kreun më ndërrimin e trajnerit.

Verona mban vendin e parë, falë fitores 2-1 ndaj Specias, ndërsa mbrojtësi 18-vjeçar Marash Kumbulla është tanimë pjesë e pandashme e skuadrës së parë dhe në çdo sfidë të saj është në stolin e rezervave në pritje të momentit të tij.

Në vend të dytë është Peskara e Ledjan Memushajt, e cila fitoi sot 2-1 ndaj Krotones që llogaritet mes ekipeve pretendente në këtë sezon. Memushaj dha asistin te goli  parë i sfidës, ndërsa Elhan Kastrati ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli. Ish-gardiani i Teutës tashmë cilësohet si portieri i dytë në klubin italian që është pretendent kryesor për t’u ngjitur në Serinë A në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Breshia e Emanuele Ndojit ka dhënë një sinjal të rëndësishëm nën drejtimin e Euxhenio Korinit, i emëruar si trajner vetëm pak ditë më parë. Ajo ka mundur 2-1 Palermon dhe ka marrë suksesin e parë në këtë sezon në Serinë B. Mesfushori shqiptar ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 89 të sfidës. /vipsport.al/

more recommended stories