Sinemati: Derbi ka vlerë historike, por në fushë është shumë i varfër. Janë bërë stadiumet si biblioteka

Takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës është shoqëruar gjatë gjithë ndeshjes me gafa të rënda të gjyqtarëve dhe kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga Gëzim Sinemati i cili në “Top Channel” shprehet se ky sistem nuk po funksionon si duhet dhe se futbolli shqiptar është në krizë. Sakaq, Sinemati ka vënë në dukej edhe gabimet e gjyqtarëve të cilat i konsideron si të vjetra për futbollin shqiptar.

“E lamë Tiranën që e përcollëm një kategori më poshtë me kontributin e sistemit, e takojmë përsëri Tiranën dhe është prapë viktimë e radhës. Kjo tregon krizën e futbollit tonë. Skënderbeut i kanë ikur një pjesë e lojtarëve dhe është prapë i pari. Skënderbeut i kanë ikur një pjesë e ekipit dhe prapë bën diferencën se është i vetmi klub i organizuar mirë. Kjo nuk është në favorin tonë, duhet të na vijë zor të themi se ka rivalitet se kjo nuk është në favorin tone.

Vjen një gjyqtar i ri, bën gabime të vjetra. Pyes veten pse bëhen gabimet në favor të Skënderbeut, si nuk doli një të favorizojë Tiranën. Sistemi ynë nuk ndihmon garën, arbitri patjetër duhet të marrë krahun. Nëse do të marr gjithë ndeshjet e Tiranës me Skënderbeun, të gjithë gjyqtarët i kanë futur thikën. Unë nuk e di se çfarë traktati bën presidenti me FSHF, që ka frikë të reagojë. Ai flet për derbin në vend të flasë për atë që i bëhet në fushën e lojës.

Për situatën para derbit
“Për këtë lloj futbolli është gjynah të kesh sekrete në stërvitje. Në kohën e Muçës kishte më shumë njerëz ditën e enjte në ndeshjen e kontrollit sesa ka sot në stadiume. Si mund të mbyllësh dyert që të mbulosh skemën e madhe që po bën ti?

Derbi jonë fiton vlera të reja historike, por është i varfër në fushë, ngarkohet me aq shumë presion se fillon që tani dhe na duket se do shpëtojë nderin e kampionatit. Nuk është vlerë e futbollit të sotëm, por e historisë. Derbi është një festë qyteti, do bëhej edhe më bukur, por do kulturë gjatë gjithë vitit. Ne kemi stadiumet bosh nga mos-besueshmëria por edhe nga dënimet kolektive. Kanë bërë stadiumet si biblioteka”, tha Sinemati. /Vipsport.al/

more recommended stories