Sina: Lojtarët e Tiranës nuk e kanë kuptuar çfarë fanelle kanë veshur

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, mendon se futbollistët e Tiranës kanë gabuar në Korçë duke luajtur shumë të tërhequr përballë Skënderbeut në pjesën e dytë. Në fjalët e tij në “Rubrikën Sportive”, ai tha se lojtarët duhet të ishin më të ndërgjegjshëm se për cilin ekip po luanin dhe historinë e tij.

“Heshtja e klubit ndaj gabimeve të gjyqtarëve? Në kohën tonë nuk kishim nevojë të na hanin hakun a të ankoheshim. Por kishte problematika siç ndodh kudo në ditën e sotme. Nuk ka pasur zë nga klubi i Tiranës deri tani për problemet por duhet një gjë e tillë

Lojtarët gabuan duke u tërhequr se menduan se ishin larg fushës së tyre dhe ndaj një ekipi të madh. Duhet të reagojnë lojtarë aty, Karabeci që ka shumë vite që ka aty. Sado të flasë Ilioni, janë lojtarët që nuk kuptojnë çfarë fanelle kanë veshur. Ka të bëjë edhe trajneri, duhet të kërkonte një lëvizje që të mbante shumë lart skuadrën. Ekipi u përgjigj në mënyrë perfekte taktikisht e teknikisht në pjesën tjetër.

Tiranës i mungon një sulmues tipik, ne kurrë nuk kemi pasur probleme për sulmuesit, dhe klubi ka gjetur zgjidhje me sulmuesit e dytë”, tha Sina. /vipsport.al/