Simeone: Duhet patjetër VAR, Ronaldo u përjashtua pa bërë asgjë

Kartoni i kuq i marrë nga Kristiano Ronaldo në takimin ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë nëse duhet apo jo të përdoret sistemi VAR në turnet e Europës.

Diego Simeone ka folur për mediat në lidhje me mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në Europë, duke pranuar se është e domosdoshme që ky sistem të përdoret.

“Këtë vit ne kemi pësuar më shumë gola por edhe e kemi mbajtur më shumë topin. Në fakt unë do të preferoja më shumë që të pësonim pak gola dhe të mbanim pak topin. Po mundohem që të përmirësoj skuadrën dhe ndaj Monakos pashë disa hapa para.

I kuqi ndaj Ronaldos? Duke parë mënyrën se si u përjashtua Ronaldo, rastet e tjera duhet pasur më shumë kujdes në ato gjëra që bëjmë. Ai nuk bëri realisht asgjë, por gjithsesi u përjashtua dhe tani gjyqtarët duhet të kenë një ndihmë për të tilla raste. Mendoj se VAR-i vë drejtësi në ndeshje dhe e shoh si detyrim”, u shpreh Simeone. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/