

Në javët e fundi, Kristiano Ronaldo ka luajtur disa takime megjithëse në Ligën e Kampionëve luajti për vetëm 30 minuta duke qenë se u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, trajneri Masimiliano Alegri nuk mendon që Ronaldo duhet të ulet në stol edhe pse është i lodhu.
Në konferencën para ndeshjes ndaj Bolonjas që luhet nesër në drekë, Alegri është shprehur se Ronaldo do të jetë në fushë dhe do të ketë mundësi të pushojë në Ligën e Kampionëve. Sakaq, ai ka bërë me dije që do të ketë disa ndryshime në formacion.
“Ronaldo do të luajë edhe ndaj Bolonjas dhe mundësin për të pushuar, do ta ketë ku të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ai ka nevojë të luajë e të shënojë pasi jemi vetëm në fillimin e kampionatit. Juventusi duhet të fitojë dhe duhet të luajë gjithmonë për fitore pavarësisht si shkon ndeshja.
Mjafton të kujtojmë këtu takimin me Frosinonen ku në pjesën e dytë ishim më të qartë. Do të ketë disa ndryshime, pasi Bentakur do të ketë mundësinë të luajë, ndërkohë që do të rikthehet edhe Matuidi që do të ketë mundësinë për të treguar aftësitë e tij”, u shpreh Alegri. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
more recommended stories
Liverpuli dhe Bajerni çmenden pas yllit të Lionit, presidenti Aulas i ofron rinovimin
Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut e.
Mançester Junajtid përgatit goditjen e madhe, ofertë faraonike për yllin e Dortmundit
Mançester Junajtid po kalon një moment.
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Momente frike për Uanda Narën në Milano, interistët i gjuajnë makinën me gurë
Momente frike këtë mëngjes për Uanda.
Leave a Comment