Shkëlqimi dhe rënia në një ndeshje, Rahim largohet zyrtarisht nga Kastrioti

I ardhur në Kategorinë Superiore si një talent që premton shumë, mesfushori greko-sudanez Aleks Rahim ka prishur kontratën e tij me klubin e Kastriotit, duke qenë se mesfushori e kishte të pamundur të ambientohej në Krujë.

Ai arriti të bindte dhe bëri që të flitet për të që ën ndeshjen e tij të parë në kampionat përballë Luftëtarit dhe shumë veta mendoni se Rahim ishte padyshim zbulimi i këtij sezoni. Gjërat për të, nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, duke qenë se mesfushori ka kërkuar që të jetojë në Tiranë, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që jeton në Krujë.

Në fakt, problemin e Rahim me skuadrën, e bënte të ditur vetë tekniku shkodran, Elvis Plori i cili shprehej se Rahimit nuk i pëlqente jetesa në Krujë dhe se kishte pretendime që kalonin kontratën e firmosur në fillim. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/