Shifrat e Superiores / Cilët janë lojtarët me vlerën e kartonit më të lartë në çdo klub

Klubet e Superiores kanë bërë ndryshme të mëdha gjatë verës, duke afruar e larguar lojtarë për të sjellë “revolucione” të mriëfillta në përbërjet e tyre në këtë pjesë të parë sezoni. Por cilët janë lojtarët më të kushtueshëm te secili klub, vlera e kartonit të të cilëve kushton më shumë e në teori mund t’u sjellin të ardhura më të larta skuadrave shqiptare nëse vendosin t’i shesin?

Nëpërmjet “Transfermarkt”, jemi kemi nxjerrë vlerat më të larta të futbollistëve në klubet e ndryshme, dhe bien në sy të dhana shumë interesante. Për shembull të Flamurtari, në teori është Kale që ka vlerën më të lartë, me 475 mijë euro, ndonëse nuk është federuar ende zyrtarisht me vlonjatët e rrezikon të mos bëhet lojtar i tyre.

Te Kastrioti, i huazuari Roxher është ai që ka shifrën më të lartë të kartonit, i ndjekur nga spanjolli Gajego. Emra të afruar gjatë verës si Martinena, Uilliam dhe Toro kanë pushtuar vendin e parë në skuadrat përkatëse, ndërsa Bregu me Alitin për momentin e ndajnë këtë pozicion te Skënderbeu.

Ajo që bie në sy është se te Teuta, janë 4 lojtarë të cilët kanë të njëjtën shifër sa u përket vlerave të kartonit të tyre. /vipsport.al/