Shehi: Tirana një test i vështirë, Skënderbeu ka shkruar historinë në futbollin shqiptar

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi e ka quajtur ndeshjen kundër Tiranës një test të vështirë për djemtë e tij. Edhe pse vijnë pas rezultateve shumë pozitive, Shehi ka respekt maksimal për kundërshtarin:

“Ndeshja kundër Tiranës do të jetë si një provim. Të dyja skuadrat vijmë nga një moment i mirë dhe do të synojmë që të ruajmë ecurinë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe që të ruajmë shpirtin e garës.

Jam pjesë e një skuadre që ka fituar 11 trofe në tetë vitet e fundit dhe objektivat tona dihen. Kemi bërë historinë në futbollin shqiptar dhe pse jo, synojmë qe edhe këtë vit të fitojmë gjëra të rëndësishme.

Çdo ndeshje do ta luajmë sikur të jetë ndeshja e fundit. Lojtarët e dinë këtë gjë dhe çdo pikë në këtë kampionat, është shumë, shumë e vlefshme”,- përfundoi Shehi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/