Shehi feston ditëlindjen e tij të parë si trajner i Skënderbeut (VIDEO)

Te skuadra e Skënderbeut, sot ka qenë një ditë e shënuar. Një ditë e rëndësishme ka qenë kjo për lojtarin e ekipit korçar, Bajram Jashanica dhe trajnerin e ri të skuadrës bardhëkuqe, Orges Shehi.

Mbrojtësi Jashanica ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të, ndërsa tekniku Shehi ditëlindjen e tij të 41-të, por të parën si trajner. 2 torta të pranishme në dhomat e zhveshjes dhe të dy, si Shehi ashtu dhe Jashanica që kanë fikur qirirët në të njëjtën kohë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/