Shaqiri modest: E di si është të jesh në klube të mëdha, kam luajtur te Bajerni dhe Interi

Mesfushori sulmues i Liverpulit, Xherdan Shaqiri, ka folur në lidhje me transferimin nga Stok Siti te klubi i madh anglez. Kosovari që luan për kombëtaren e Zvicrës, u kërkua me ngulm nga trajneri Jurgen Klop në merkaton e verës.

“Trajnerin e njihja mirë që më parë. E di se çfarë futbolli kërkon dhe nuk ishte surprizë për mua ky kalim. Natyrisht, është një ndryshim i madh të kalosh nga Stok Siti te Liverpuli, që është një skuadër e madhe. Por unë kam qenë më parë në skuadra të tjera të mëdha, siç janë Bajerni i Mynihut dhe Interi, kështu që e di si është”, – ka thënë mes të tjerash Shaqiri për shtypin britanik.

Shaqiri zhvilloi një sezon të mirë me Stok Sitin, por kjo skuadër nuk arriti të qëndronte në Premier League dhe futbollisti kosovar kaloi te Liverpuli në verë. / Vipsport.al