Sfida e madhe e Murinjos me historinë, eliminimi nga Derbi dhe fitorja e vetme me Interin

Mançester Junajtid po kalon një moment të errët dhe eliminimi nga Derbi në “Carabao Cup” ishte ndeshja që vulosi krizën e thellë të rezultateve të djajve të kuq. Takimi që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Old Traford” u përcaktua nga goditjet e penalltive, aty ku “modestët” e Derbit triumfuan me shifrat 7-8.

Në fakt, humbja me penallti nuk është diçka e re për Zhoze Murinjon që duket se i ka ditët e numëruara në drejtimin e Mançester Junajtidit. Në 8 takimet e fundit që janë vendosur nga penalltitë, Murinjo i falet vetëm një triumfi në vitin 2008, kur Interi fitonte ndaj Romës me rezultatin 6-5.

Në të gjitha ndeshjet e tjera, që skuadrat e drejtuara nga Murinjo janë detyruar të provojn “ruletin ruse”, janë njohur vetëm disfata dhe takimi i fundit ndaj Derbit, ishte vetëm vazhdimi i një historie “makthi” që ka nisur që në vitin 2005, pikërisht në Angli.

Rezultatet e skuadrave të Murinjos me penallti:

2005 Çelsi 4-5 Çarlton

2007 Çelsi 1-4 Liverpul

2007 Çelsi 0-3 Mançester Junajtid

2008 Inter 6-5 Roma

2012 Real Madrid 1-3 Bajern

2013 Çelsi 4-5 Bajern

2015 Çelsi 4-5 Stouk Siti

2018 Mançester Junajtid 7-8 Derbi