Serie A/ Klubi italian shpëton paq, Federata Italiane e Futbollit e dënon minimalisht

Kievo rrezikonte të dënohej shumë rëndë nga Federata Italiane e Futbollit, për shkak të fiksimeve të ndeshjeve gjatë sezonit të shkuar, kur luante në Serie B.

Mendohej se Kievo do të dënohej minimalisht me -12 pikë dhe me një gjobë të lartë dhe ky dënim shihej si i pranueshëm edhe nga klubi verdhezi, por çudia ka ndodhur sot.

Vendimi i Federatës është vetëm dënimi me -3 pikë, një dënim shumë, shumë minimal nga ai që pritej. Kievo është tashmë në kuotën e -2 pikëve, pasi në tri javët e para, mori vetëm 1 pikë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/