Salihi ndihmon Neudshtadin të kualifikohet mes 16 më të mirave në Kupën e Austrisë

Një sfidë e çmendur ka qenë ajo mes Deutshalberger dhe Neutshtad, sfidë e vlefshme për 1/16 e Kupës së Austrisë. Në radhët e Neutshtad, luan ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Hamdi Salihi, i cili është dhe një nga lojtarët kyç të skuadrës austriake.

Si gjithmonë, Salihi ka qenë titullar për skuadrën e tij dhe i ka ndihmuar që të kualifikohen me 16 më të mirave. Ndeshja në vetvete ishte spektakolare, me 7 gola të shënuar dhe me shtesë mbi shtesa. Shkodrani nuk arriti të shënonte, por ishte i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare përgjatë gjithë 120 minutave.

Koha e rregullt prej 90 minutash u mbyll në barazim 3-3 dhe kur ndeshja se do të shkonte drejt penalltive, në minutën e 116’ është Hager që shënon, duke bërë që të gjithë tifozët udhëtues, por dhe lojtarët e Neutshtad të shpërthenin në festë. Salihi dhe skuadra e tij shpresojnë që të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion, pasi Kupa e Austrisë është një objektiv për ta./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Deutshalberger – Neutshtad   3-4
Shënues: Jokajoma 9’, Oparenoviç 51’, Deng 90+1’ / Hager 24’ 116’, Çekuoa 37’, Tartaroti 48’

more recommended stories