Rikthehet lideri, Tirana feston Gentian Muçën me një video emocionuese

Nuk mban shiritin e kapitenit te Tirana por për shumë vite ka qenë lideri i skuadrës bardheblu dhe mbetet një nga figurat më përfaqësuese të këtij klubi. Gentian Muça ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është kthyer në fushën e blertë për të dhënë kontributin e tij me bardheblutë, ndërsa klubi ka dashur ta festojë këtë ditë me një video shumë të veçantë.

Lojtari i cili për shumë vite ka qenë ndër më të preferuarit e tifozëve dhe vetë një “ultras” i vërtetë i ngjyrave bardheblu, mungonte prej më shumë se një viti nga fushat e lojës si pasojë e problemeve shëndetësore. Por ajo periudhë e errët fatmirësisht ka kaluar dhe Tirana ka dashur të festojnë “firmën” me liderin e saj me diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë.

Një montazh emocionues në fushën e lojës që tregon rënien dhe ngritjen e numrit 4 të Tiranës, pastaj qëndrimi me krenari para stemës së klubit me fanellën e re. Së shpejti pritet edhe kthimi në fushën e lojës, aty ku Tirana ka ndjerë shumë mungesën e një lideri si ai. Mirëse u ktheve Gentian Muça! /vipsport.al/