Renditja/ Mbape kalon edhe Mesin, befasi në dhjetëshen më të mirë

“The Best FIFA Football Awards” që u mbajt në Londër nuk ka kaluar pa surpriza për sa i përket çmimeve për futbollistët më të mirë në botë. Ashtu siç pritej, fitues i vendit të parë ishte mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriç i cili kishte arritur të merrte 29.05% të votave.

Në vendin e dytë, është renditur portugezi Kristiano Ronaldo, me 19.08% të votave, ndërkohë që Mohamed Salah është renditur në vendin e tretë me vetëm 11.23% të votave në total. Befasi ka ndodhur për vendin e katërt dhe të pestë, ku Kilian Mbape ka lënë pas Leo Mesin, duke u renditur i katërti me 10.52% të votave, ndër argjentinasi ka 9.81% të votave.

Dhjetë vendet e para, plotësohen nga Grizman me 6.69%, Eden Hazard me 5.65%, Kevin De Bryne me 3.54%. Në fund të renditjes, vijnë Rafael Varane me 3.45% dhe Herri Kejn me vetëm 0.98% të votave. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/