Realizoi golin më të bukur në Champions, por Spaleti beson se Ikardi duhet të përmirësohet

Mauro Ikardi, kapiteni i Interit i hapi rrugën zikaltërve drejt asaj përmbysjeje të bukur kundër Totenhamit. Goli i sulmuesit argjentinas u shpall dhe goli më i bukur i javës në Champions League, duke lënë pas emra si Dembele i Barcelonës dhe Mariano Diaz i Real Madrid.

Edhe pse bëri një paraqitje të mirë, Spaleti beson se Ikardi ka ende nevojë të përmirësohet. Para medieve italiane, tekniku i Interit tha:

“Nuk ka diskutime se Ikardi është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe këtë gjë e tregoi edhe me golin e tij kundër Totenhamit. Ai është gjithmonë aty kur skuadra ka nevojë për të dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne.

Ka vend për tu përmirësuar? Natyrisht që po. Ai do të luajë mininalisht edhe 10 vite të tjera futboll dhe normalisht që do të rritet edhe më shumë dhe do të përmirësohet në të ardhmen”,- tha Spaleti./Veronik Istrefaj – vipsport.al/