Reali vuan në sulm, mjafton vetëm goli i Asensio për të mposhtur Espanjolin (VIDEO)

Largimi i Kristiano Ronaldos ka ulur ndjeshëm numrin e golave te Real Madrid, por largimi i portugezit nuk ka patur vetëm ndikim negativ te kampionët e Evropës, pasi tashmë po shënojnë të gjithë lojtarët.

Në takimin e kësaj jave kundër Espanjolit, ishte radha e Marko Asensios, talentit spanjoll që të gjente rrugën e rrjetës. 21-vjeçari kaloi madrilenët në avantazh në fundin e pjesës së parë (41′) dhe ky gol mjaftoi që “Los Blancos” të marrin tri pikët e plota.

Ajo që ra në sy më shumë ishte mos aktivizimi i Garet Bejl. Ylli uellsian qëndroi 90 minuta në stol dhe nuk u preferua nga tekniku Lopetegui. Në lojë u aktivizua dhe Mariano, por sulmuesi nga i cili pritet shumë dështoi të lërë gjurmë në këtë takim./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Real Madrid – Espanjol    1-0
Shënues: Asensio 41′