Qëndroi 6 muaj jashtë fushave, ylli i Uest Ham është gati që të shkëlqejë sërish

Ylli i Uest Ham, Manuel Lanzini ka folur për dëmtimin e tij, i cili e mbajti jashtë fushave për plot 6 muaj, por tregoi se edhe po pret me padurim rikthimin në fushat e blerta, që mendohet të jetë brenda muajit shtator.

“Më ka munguar Uest Ham, më kanë munguar lojtarët, të gjithë stafin e Uest Ham dhe terrenin e stërvitjes, kështu që unë jam i lumtur që jam kthyer,” tha Lanzini në faqen zyrtare të Uest Ham.

Tani ndihem mirë. Ishte shumë e vështirë kur gjuri im u thye para Kupës së Botës. Tani po mendoj për të ardhmen dhe jam i lumtur që ndihem si më parë.

Gjuri im është ndier shumë i rehatshëm dhe i qëndrueshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po i marr gjërat dita ditës dhe ndihem mirë, të rehatshëm dhe të qëndrueshëm dhe jam gati të vazhdoj kështu dhe do të shohim”,- u shpreh Lanzini./Veronik Istrefaj – vipsport.al/