Progni: Nuk e prisja kalimin te Teuta, dua grupet e Champions League

Lëvizja që çuditi jo pak opinionin sportiv në ditën e fundit të merkatos, ishte kalimi i Gerhard Prognit nga Partizani te Teuta. Në një prononcim për “Supersport”, vetë mesfushori ka treguar se edhe ai personalisht nuk e priste lëvizjen.

Sa i përket objektivave, mesfushori shprehet se Teuta këtë sezon lufton për Europën, ndërkohë që nuk heziton të tregojë dhe një dëshirë të tijën personale.

“As unë vet nuk e prisja që të ishte kjo lëvizje ditën e fundit por gjithsesi është e rëndësishme që jam këtu dhe jam i lumtur. Trajneri ka thënë se ishte dëshirë e imja por nuk dua të flas. Rëndësi ka që u gjet akordi nga të dyja palët dhe u zgjodh më e mira për mua.

Edhe më para kur isha, kam qenë i kënaqur me kushtet e klubit, stafin, presidentin por edhe tani me Shkëmbin që kemi qenë shokë skuadre është më e lehtë.

Kukësi? Është e vërtetë që është një ekip ku ka bërë mirë në kampionat e Europë por nuk duhet të bëjmë hapa fals në fushën tonë. Do të jetë një ndeshje e luftuar por në fund fitojmë ne.

Dëshirë personale është të jemi në grupet e Ligës së Kampionëve, por duhet të kapim Europën. Nëse nuk kapim Europën, për ne është dështim. Oreksi vjen duke u shtuar siç thonë dhe nëse shkojmë në vendet e para pse mos të provojmë vendin e parë”, u shpreh Progni. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/