Probleme për Iskon para Seviljas, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Fundjavën e kaluar, Isko ioshte heroi i Real Madridit duke qenë se shënoi golin e fitores në takimin ndaj Espanjolit, duke i dhënën kështu madrilenëve një trepikësh të vështirë në shtëpi.

Por, pikërisht Isko do të jetë mungesa e madhe e Realit në transfertën ndaj Seviljas duke qenë se sulmuesi spanjoll është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai ka ndierë dhimbje gjatë orëve të fundit dhe nga kontrollet është vënë re se Isko duhet të operohet për shkak të apendicitit.

Ai do t’i mungojë Realit edhe për ndeshjen e fundjavës dhe me shumë gjasa, do të rikthehet javën tjetër në fushë. Natyrisht, kjo është një humbje e madhe për Realin para transfertës së vështirë ndaj Seviljas. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/