Prezantimi / Bomberi nga Togo mbërrin te pretendentët, konsiderohet si goditje në merkato

Ka mbërritur sot në Ballsh sulmuesi nga Togo, 26-vjeçari Kofi Doseh, i cili konsiderohet edhe si goditja e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj në këtë merkato. Bylisi ka bërë disa afrime këtë verë, teksa numri i lojtarëve që kanë nënshkruar me ballshiotët ka shkuar në 15.

I fundit që është zyrtarizuar është sulmuesi Kofi Doseh. Futbollisti 26-vjeçar ka qenë vjet pjesë e Skopje, klub që ra nga elita e futbollit maqedonas. Futbollisti nga Togo konsiderohet një lojtar me vlera dhe në Ballsh presin shumë prej tij. Sezonin e shkuar në Maqedoni ai arrit të realizonte pesë gola.

Tanimë do tentojë të ndihmojë Bylisin të rikthehet në Superiore. Nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e radhës me Turbinën. Do të jetë trajneri Veljko Dovedan, i cili do të shohë formën e tij dhe më pas do të vendosë për t’i dhënë minuta ose jo në fundjavë, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ballsh. /Vipsport.al/