Presidenti Meta takohet me “Tifozat Kuqezi”: Keni lartësuar flamurin shqiptar!

Tifozët e Kombëtares kanë qenë të pranishëm sot në Presidencë, ku disa përfaqësues të tifo-grupit kryesor, “Tifozët Kuqezi”, janë pritur nga presidenti Ilir Meta. Duke qenë 15-vjetori i krijimit të këtij grupimi, Presidenti Meta i priti në një takim, duke vlerësuar kontributin e tifozëve për Kombëtaren.

“Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares sonë dhe pa dyshim “lojtari i 12-të” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive. Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi.

Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falënderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e radhës”, – shkruante presidenti Meta në një postim të tij pas takimit të tifozët kuqezinj. / Vipsport.al