“Po ç’e do, kot që vajtëm. Hëngrëm dru si herët nga Partizani”, klubi i kuq ndez derbin (VIDEO)

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga derbi më i madh në Shqipëri mes Tiranës dhe Partizanit, jo vetëm tifozët por edhe klubet kanë nisur të ironizojnë me njëri-tjetrit.

Klubi i kuq, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në “Facebook”, ka përzgjedhur fragmente nga filmi “Shoku ynë Tili”, për të treguar dominimin e tyre në derbit e fundit.

Natyrisht, ndër vite nuk kanë munguar provokimet dhe tashmë, pritet edhe reagimi nga klubi bardheblu, pasi fundja… kështu e do tradita e derbit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/