Plori: Ndeshje e çmendur, të gjithë thonë që do bjerë Kastrioti

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, e quan ndeshjen e sotme të skuadrës së tij si të “çmendur”. Në fjalët për “SuperSport”, ai deklaroi se ishte i kënaqur nga fakti se skuadra e tij kishte marrë pikë ndaj një kundërshtari të fortë, aq më tepër në situatën kur ishin në inferioritet numerik.

“Kur mbaroi pjesa e parë do të isha i kënaqur me barazimin, por si shkoi loja dua tre pikët. Ishte një ndeshje e çmendur dhe të marrësh karton të kuq e të luash mirë, të shënosh në fund mund të them, që lamë dy pikë. Më bëri pak entuziast loja pasi u kthyem te lojërat e mia ndaj një kundërshtari si Laçi.

Zgjidhet janë të momentin pasi në fushë do hedh lojtarë që përshtaten dhe prandaj luajta me dy sulmues, e njëri ishte i tërhequr që Laçi mos të merrte aksion nga poshtë pasi aty do ishte me rrezik. Kishim probleme në krah dhe aty u munduam të ndërhyjmë.

Objektivat?
E dimë që është e vështirë dhe të pyesësh në Shqipëri se kush bie thonë se është Kastrioti. Kam një skuadër pa yje por dua të marr maksimumin dhe të fus grintën e të jemi të kujdesshëm. Shortin nuk e kishim të favorshëm dhe këto dy pikë sot do të na kushtojnë në të ardhmen.

Hapësira në krahun e majtë dhe kartoni i kuq i çelës më bëri të tërheq mbrapa Mziun që nuk ishte roli i tij. Ai ishte brenda në vendosje, por edhe kthimi i Mulajt nuk ishte në kohën e duhur. Ai është me pak minuta dhe i ri e kjo ndikon. Jam i qartë dhe i vlerësoj gabimet e skuadrës në mbrojtje”, u shpreh Plori. /vipsport.al/