Përfaqësim dinjitoz i Fati Vejselit në kampionatin botëror të mundjes

Fati Vejseli, mundësi shqiptar i Maqedonisë bëri një përfaqësim dinjitoz në kampionatin botëror të mundjes. Në kategorinë “Junior” (Mundje për të rinjtë), Vejseli zuri vendin e pestë dhe ishte shumë pranë një medalje bronzi, por nuk arriti të mposhtë përfaqësuesin e Moldavisë, Nikolai Gramez.

Si pasojë, Vejseli u rendit në vendin e pestë, një paraqitje shumë e mirë e tij. Për të ardhur deri te sfida kundër Gramez, mundësi shqiptar mposhti disa kundërshtarë shumë të fortë. Fillimisht, ai arriti të triumfojë kundër përfaqësuesit të Bullgarisë, Levenoc.

Më pas, Vejseli kaloi me sukses turkun Jigit dhe përfaqësuesin e Mongolisë, Batbatar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/