Perez i vendosur për “bombën” e radhës, zbulohet shifra e çmendur që do të shpenzojë

Reali i Madridit do të bëjë një blerje të madhe në merkato, ndoshta që në janar. Do të jetë “bomba” e radhës e erës “Perez”. Lajmi është bërë i ditur nga spanjollja “AS”, që zbulon edhe shifrën që është në dispozicion për të sjellë në Madrid një lojtar kalibri.

Janë bërë gati 370 milionë euro, një shifër stratosferike, që askush nuk do ta refuzonte, aq më tepër kur bëhet fjalë për Realin e Madridit.

Në majë të listës me emrat e futbollistëve kandidatë qëndrojnë dy sulmuesit e PSG-së, braziliani Nejmar dhe francezi Mbape. Njëri prej tyre do t’i bashkohet shumë shpejt Realit, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë, pasi më parë janë përmendur edhe emrat e polakut Robert Levandovski dhe belgut Eden Hazard. / Vipsport.al