Pas humbjes në fushë, Federata i jep edhe “goditjen” e dytë Fiorentinës

Takimi mes Interit dhe Fiorentinës, i vlefshëm për javën e gjashtë të Serisë A italiane është mbyllur me shumë polemika nga futbollistët violë, duke qenë pretendohet për gjykim jo të drejtë nga ana e gjyqtarit Maxoleni.

Ai akordoi një penallti të dyshimtë në favor të Interit, pasi u konsultua me VAR-in, ndërkohë që Fiorentina barazoi përkohësisht falë një goditjeje fantastike nga jashtë zonë nga ana e Kiezës dhe devijimit të Skriniarit.

Ka qenë pikërisht sllovaku, autori i autogolit dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë Federata Italiane e Futbollit, duke i hequr në këtë mënyrë mundësinë për të pasur një gol më shumë Kiezës. Në fillim, u pranua si gol i shënuar nga 20-vjeçari, por më vonë ka qenë federata ajo që e ka ndryshuar.

“Devijimi i Skriniar, ka ndryshuar plotësisht rrugën e topit, duke bërë që Fiorentina në shënonte përkohësisht golin e barazimit dhe në kushte të tilla, ne e konsiderojmë autogol të mbrojtësit”, shkruhej në njoftimin e Federatës. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/