Paqe me Daliç, kroati më i dështuar i Botërorit mund të kthehet në kombëtare

Nikola Kaliniç ka hyrë në histori gjatë Botërorit 2018. Një sherr me tajerin Zlatko Daliç solli përjashtimin e tij nga kombëtarja që pas ndeshjes së parë të aktivitetit dhe ai nuk morri pjesë në rrugëtimin historik të përfaqësueses së tij që arriti deri në finale.

Kaliniç refuzoi edhe medaljen e finalistit, që i takonte meqë kishte emrin e shkruar mes 23 lojtarëve të regjistruar nga Kroacia në aktivitet. Ndaj mendohej se etapa e tij me Kroacinë ishte mbyllur.

Por duket se fati po i buzëqesh përsëri lojtarit i cili është transferuar këtë verë nga Milani drejt Atletiko Madridit. Kaliniç me shumë gjasa do të rikthehet sërish në kombëtare. Kështu bën me dije gazeta kroate, “Dnebvik” dhe Kaliniç me shumë gjasa do të grumbullohet sërish nga tekniku Daliç./Vipsport.al/